Dhjata e Re

Luka 17:1-9 Së Bashku (ALNT)

1. Jezui u tha dishepujve të vet:«Është e pamundur të mos vijnë tundimet për të mëkatuar, por mjerë kush i shkakton!

2. Për të do të ishte më mirë që të lidhte në qafë një gur mulliri dhe të hidhej në det, sesa të bëhej shkak mëkati për këta të vegjlit.

3. Kini kujdes!Nëse vëllai yt mëkaton, qortoje. Nëse pendohet, fale.

4. Nëse mëkaton kundër teje shtatë herë në ditë e shtatë herë kthehet e të thotë “pendohem”, fale».

5. Atëherë apostujt i thanë Zotit: «Na e shto besimin!».

6. Dhe Zoti u tha:«Po të kishit besim sa fara e sinapit, do t’i thoshit këtij mani “shkulu që këtu e mbillu në det”, dhe ai do t’ju bindej.

7. Cili nga ju po të kishte një shërbëtor që plugon ose ruan dhentë, do t’i thoshte atij kur të kthehej nga ara: “Eja menjëherë e ulu në tryezë!”?

8. A nuk do t’i thoshte: “Ma bëj gati darkën, përvish mëngët e më shërbe që të ha e të pi unë e pastaj mund të hash e të pish edhe ti.”?

9. Mos vallë e falënderon shërbëtorin sepse bëri detyrën?

Lexoni kapitullin e plotë Luka 17