Dhjata e Re

Luka 1:72-80 Së Bashku (ALNT)

72. për të treguar mëshirë me etërit tanëdhe për t’u kujtuarpër besëlidhjen e tij të shenjtë;

73. për betimin që i bëri Abrahamit,atit tonë,për të na lejuar

74. që, pasi të na çlirontenga duart e armiqve tanë,t’i shërbenim pa frikë,

75. në shenjtëri dhe në drejtësipara tijpër të gjitha ditët e jetës sonë.

76. Dhe ti, foshnjë,do të quhesh profet i më të Lartit,sepse do të ecësh përpara Zotitpër të përgatitur udhët e tij,

77. për t’i dhënë popullit të tijnjohjen e shpëtimitme anë të faljes së mëkateve,

78. falë zemrës së mëshirshmetë Perëndisë tonë,me të cilëndo të na vijë së larti agimi,

79. që shndrit mbi ata që rrinënë errësirëe në hijen e vdekjesdhe për të drejtuarhapat tanënë udhën e paqes».

80. Fëmija rritej, forcohej shpirtërisht dhe rrinte shkretëtirave gjer në ditën kur do t’i dëftohej Izraelit.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 1