Dhjata e Re

Luka 1:51-62 Së Bashku (ALNT)

51. Bëri vepra të fuqishme me krahun e tij,hodhi poshtëata që mburreshinme mendimet e zemrës së tyre,

52. rrëzoi të fuqishmit nga fronidhe lartësoi të përulurit.

53. Të urituriti mbushi me të mira,ndërsa të pasuriti nisi duarzbrazët.

54. E ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet,duke sjellë ndër mend mëshirën,

55. siç u kishte thënë etërve tanë,Abrahamitdhe pasardhësve të tij përgjithmonë».

56. Maria ndenji rreth tre muaj me Elizabetën, pastaj u kthye në shtëpinë e vet.

57. Elizabetës i erdhi koha për të lindur dhe lindi djalë.

58. Fqinjët dhe farefisi i saj dëgjuan se Zoti tregoi mëshirë të madhe për Elizabetën dhe gëzoheshin bashkë me të.

59. Ditën e tetë erdhën për të rrethprerë fëmijën dhe donin t’i vinin emrin Zakaria, sipas emrit të të atit.

60. Atëherë e ëma e tij tha: «Jo, ai do të quhet Gjon».

61. Ata i thanë: «Askush nga të afërmit tuaj nuk quhet me këtë emër».

62. Atëherë e pyetën të atin me shenja se ç’emër donte t’i vinte.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 1