Dhjata e Re

Luka 1:36-45 Së Bashku (ALNT)

36. Ja, edhe Elizabeta, kushërira jote, pret t’i lindë një djalë në pleqërinë e saj dhe është në muajin e gjashtë, ajo që quhej shterpë.

37. Për Perëndinë asgjë nuk është e pamundur».

38. Atëherë Maria tha: «Unë jam shërbëtorja e Zotit. Më ndodhtë sipas fjalës sate». Dhe engjëlli u largua prej saj.

39. Ato ditë Maria u ngrit e shkoi me nxitim në një krahinë malore, në një qytet të Judesë.

40. Ajo hyri në shtëpinë e Zakarias dhe përshëndeti Elizabetën.

41. Sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Marisë, i kërceu foshnja në bark.Elizabeta u mbush me Shpirtin e Shenjtë,

42. thirri me zë të lartë e tha: «E bekuar je ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd!

43. Nga më vjen kjo dhuratë, që nëna e Zotit të vijë tek unë?

44. Ja, sapo zëri i përshëndetjes sate arriti në veshët e mi, foshnja kërceu nga gëzimi në barkun tim.

45. Lum ajo që ka besuar, se do të përmbushet çfarë i qe thënë prej Zotit!».

Lexoni kapitullin e plotë Luka 1