Dhjata e Re

Kolosianëve 3:2-10 Së Bashku (ALNT)

2. Mendoni për gjërat që janë lart në qiej dhe jo për ato që janë këtu poshtë në tokë.

3. Sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj qëndron e fshehur me Krishtin te Perëndia.

4. Kur të shfaqet Krishti, jeta juaj, atëherë do të shfaqeni edhe ju bashkë me të në lavdi.

5. Bëjini të vdesin gjërat tuaja tokësore: kurvërinë, ndyrësinë, epshet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari.

6. Për shkak të këtyre gjërave do të vijë zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes.

7. Dikur edhe ju ecnit kësaj udhe, kur jetonit me këto gjëra.

8. Por tani, hidhini tej të gjitha: zemërimin, mërinë, ligësinë, sharjet dhe fjalët e ndyra që nxirrni nga goja.

9. Mos gënjeni njëri-tjetrin, sepse e keni zhveshur njeriun e vjetër, bashkë me sjelljet e tij,

10. dhe keni veshur njeriun e ri, që përtërihet vazhdimisht, sipas shëmbëllimit të Perëndisë që e krijoi, që ta njihni plotësisht Perëndinë.

Lexoni kapitullin e plotë Kolosianëve 3