Dhjata e Re

Hebrenjve 10:1-7 Së Bashku (ALNT)

1. Meqenëse ligji i Moisiut përmban vetëm hijen e të mirave të ardhshme dhe jo pamjen e tyre të vërtetë, ai nuk mund t’i përsosë kurrë ata që vazhdimisht vijnë të kushtojnë të njëjtat flijime vit për vit.

2. Përndryshe do të kishin reshtur së kushtuari flijime, pasi ata që adhuronin Perëndinë, si të ishin pastruar një herë, nuk do të ishin më të vetëdijshëm për mëkatet e tyre.

3. Por ato flijime iu kujtonin mëkatet çdo vit,

4. sepse gjaku i viçave dhe i cjepve nuk mund t’i shlyejë mëkatet.

5. Kur erdhi Krishti në botë, tha: Flijime dhe dhurata nuk deshe, por më bëre gati një trup.

6. Shkrumbimet e kafshëve dhe flijimet për mëkatet nuk të pëlqyen.

7. Atëherë thashë: Ja ku po vij, o Perëndi, për të bërë vullnetin tënd, sikurse është shkruar për mua në krye të librit.

Lexoni kapitullin e plotë Hebrenjve 10