Dhjata e Re

Gjoni 7:35-49 Së Bashku (ALNT)

35. Judenjtë pyesnin njëri-tjetrin: «Ku ka ndër mend të shkojë ky, që ne nuk mund ta gjejmë? Mos ka ndër mend të shkojë te judenjtë e shpërndarë mes grekëve dhe të mësojë grekët?

36. Ç’do të thonë fjalët: “do të më kërkoni dhe nuk do të më gjeni, sepse ju nuk mund të vini atje ku jam unë”».

37. Ditën e fundit dhe më të madhen e festës Jezui u ngrit në këmbë dhe thirri: «Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë dhe të pijë!

38. Kush beson në mua, lumenj uji të gjallë do të rrjedhin nga brenda tij. Kështu thotë Shkrimi i shenjtë».

39. Këtë e tha për Shpirtin e Shenjtë që do të merrnin ata që do të besonin në të. Shpirti i Shenjtë nuk ishte dhënë ende, sepse Jezui ende nuk ishte ngritur në lavdi.

40. Kur dëgjuan këto fjalë, disa njerëz nga turma thanë: «Ky është me të vërtetë profeti»,

41. të tjerë thoshin: «Ky është Krishti», ndërsa të tjerë: «Vallë nga Galileja vjen Krishti?

42. A nuk thotë Shkrimi i shenjtë: “Krishti vjen nga fara e Davidit dhe nga Betlehemi, fshati nga ishte Davidi”?»

43. Kështu pati përçarje në turmë për shkak të Jezuit.

44. Disa prej tyre donin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të.

45. Rojat u kthyen te kryepriftërinjtë e farisenjtë, që i pyetën: «Përse nuk e sollët?».

46. Ata iu përgjigjën farisenjve: «Kështu si ai nuk ka folur asnjëherë ndonjë njeri».

47. Farisenjtë u thanë: «Mos u mashtruat edhe ju?

48. A ka besuar në të ndonjë prej krerëve apo prej farisenjve?

49. Por kjo turmë që nuk e njeh ligjin e Moisiut është e mallkuar».

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 7