Dhjata e Re

Gjoni 7:1-5 Së Bashku (ALNT)

1. Pastaj Jezui vazhdoi të përshkonte Galilenë. Ai nuk donte të kalonte nëpër Jude, pasi judenjtë kërkonin ta vrisnin.

2. Po afronte festa e Kasolleve, një nga festat e judenjve,

3. dhe vëllezërit e vet i thanë: «Largohu prej këtej dhe shko në Jude, që edhe dishepujt e tu të shohin veprat që bën!

4. Kush kërkon të jetë i njohur, nuk i fsheh ato që bën. Nëse ti bën vepra të tilla, shfaqja veten botës!».

5. Në të vërtetë as vëllezërit e tij nuk besonin në të.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 7