Dhjata e Re

Gjoni 6:5-16 Së Bashku (ALNT)

5. Kur hodhi sytë dhe pa se një turmë e madhe po shkonte drejt tij, Jezui i tha Filipit: «Ku mund të blejmë bukë që të hanë gjithë këta njerëz?».

6. Këtë e tha për të vënë në provë Filipin, pasi ai vetë e dinte se çfarë do të bënte.

7. Filipi iu përgjigj: «As dyqind denarë bukë nuk do të mjaftonin që të hajë secili nga një copëz».

8. Njëri prej dishepujve, Andrea, vëllai i Simon Pjetrit, tha:

9. «Këtu është një djalosh që ka pesë bukë elbi dhe dy peshq, por çfarë janë këto për kaq njerëz?».

10. Jezui tha: «U thoni njerëzve të ulen!». Në atë vend kishte shumë bar. Atëherë ata u ulën. Numri i tyre arrinte rreth pesë mijë burra.

11. Pastaj Jezui mori bukën dhe, si falënderoi Perëndinë, ua ndau atyre që ishin ulur. U ndau edhe peshq, aq sa deshën.

12. Kur u ngopën, Jezui u tha dishepujve: «Mblidhini copat që kanë tepruar, që të mos shkojë asgjë dëm».

13. Kështu i mblodhën të gjitha dhe mbushën dymbëdhjetë shporta me copat që u kishin tepruar atyre që kishin ngrënë prej pesë bukëve të elbit.

14. Njerëzit, kur panë mrekullinë që bëri, thanë: «Ky është me të vërtetë profeti që duhet të vijë në botë!».

15. Jezui, duke e ditur se kishin ndër mend të vinin ta merrnin me forcë për ta bërë mbret, u largua sërish për në mal fill i vetëm.

16. Në muzg dishepujt zbritën në liqen,

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 6