Dhjata e Re

Gjoni 6:15-22 Së Bashku (ALNT)

15. Jezui, duke e ditur se kishin ndër mend të vinin ta merrnin me forcë për ta bërë mbret, u largua sërish për në mal fill i vetëm.

16. Në muzg dishepujt zbritën në liqen,

17. hipën në varkë dhe po shkonin drejt bregut tjetër të liqenit, për në Kafarnaum. Tashmë ishte errur, por Jezui nuk kishte mbërritur ende tek ata.

18. Liqeni po trazohej nga era e fortë që frynte.

19. Pasi kishin lundruar rreth tri a katër milje, panë Jezuin që po ecte mbi liqen duke iu afruar varkës dhe u frikësuan.

20. Ai u tha: «Jam unë. Mos kini frikë!».

21. Ata deshën ta merrnin në varkë, por menjëherë varka arriti në bregun ku po shkonin.

22. Të nesërmen, turma që kishte qëndruar në bregun tjetër të liqenit, pa se atje nuk kishte veçse një varkë. Ata e dinin se Jezui nuk kishte hipur në varkë bashkë me dishepujt, porse dishepujt ishin nisur vetëm.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 6