Dhjata e Re

Gjoni 16:5-9 Së Bashku (ALNT)

5. Por tani po shkoj tek ai që më dërgoi dhe asnjeri nga ju nuk po më pyet: “Ku po shkon?”

6. Madje, zemra juaj është mbushur me trishtim ngaqë ju thashë këto gjëra.

7. Por unë po ju them të vërtetën: Është më mirë për ju që unë të shkoj, sepse po nuk shkova unë, Ngushëlluesi nuk do të vijë te ju, ndërsa po të shkoj, atëherë do t’jua dërgoj.

8. Kur të vijë, ai do ta bindë botën se është fajtore në lidhje me mëkatin, drejtësinë dhe gjykimin.

9. Në lidhje me mëkatin, sepse nuk beson në mua.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 16