Dhjata e Re

Gjoni 13:2-8 Së Bashku (ALNT)

2. Gjatë darkës djalli kishte futur tashmë tradhtinë në zemrën e Judës së Simon Iskariotit.

3. Jezui e dinte se Ati i kishte dhënë gjithçka në dorë dhe se nga Perëndia kishte dalë e te Perëndia po kthehej.

4. Atëherë u ngrit nga darka, hoqi mantelin, mori një peshqir dhe e lidhi në brez.

5. Pastaj hodhi ujë në një enë dhe filloi t’ua lante këmbët dishepujve e t’ua fshinte me peshqirin që kishte lidhur në brez.

6. Kur mbërriti te Simon Pjetri, ky i tha: «Zot, ti të më lash këmbët?».

7. Jezui iu përgjigj: «Tani ti nuk e kupton këtë që po bëj, por do ta kuptosh më vonë».

8. Pjetri i tha: «Nuk do të m’i lash kurrë këmbët!».Jezui u përgjigj: «Po nuk t’i lava, nuk ke pjesë me mua».

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 13