Dhjata e Re

Galatasve 3:22-29 Së Bashku (ALNT)

22. Por Shkrimi i shenjtë thotë që gjithçka është nën fuqinë e mëkatit, në mënyrë që premtimi i Perëndisë me anë të besimit në Jezu Krishtin t’u jepet atyre që besojnë.

23. Para se të vinte besimi, ne mbaheshim të burgosur nën fuqinë e ligjit të Moisiut, në pritje të besimit që Perëndia do të zbulonte.

24. Kështu ligji i Moisiut u bë kujdestari ynë deri në ardhjen e Krishtit, që të bëhemi të drejtë nga besimi.

25. Por, pasi erdhi besimi, ne nuk jemi më nën kujdestari.

26. Ju të gjithë jeni bij të Perëndisë përmes besimit në Krishtin Jezu.

27. Të gjithë ju që u pagëzuat për t’u bashkuar me Krishtin, u veshët me Krishtin.

28. Nuk ka më jude a grek, nuk ka më skllav a të lirë, nuk ka më mashkull a femër, sepse ju të gjithë jeni një të bashkuar me Krishtin Jezu.

29. Në qoftë se jeni të Krishtit, atëherë jeni pasardhës të Abrahamit, trashëgimtarë sipas premtimit të Perëndisë.

Lexoni kapitullin e plotë Galatasve 3