Dhjata e Re

Filipianëve 2:3-15 Së Bashku (ALNT)

3. Mos bëni asgjë për rivalitet a për lavdi të kotë, por me përulësi çmojeni tjetrin më shumë se veten.

4. Mos kërkoni vetëm të mirën tuaj, por edhe të mirën e të tjerëve.

5. Kini ndër ju po atë mendje që kishte edhe Krishti Jezu,

6. i cili, megjithëse kishte natyrë hyjnore,të qènit i barabartë me Perëndinënuk e pa si diçkapas së cilës të mbahej fort,

7. por e zbrazi vetenduke marrë natyrë shërbëtorie u bë i ngjashëm me njerëzit.Kur u shfaq si njeri,

8. ai e përuli vetene u bë i bindur deri në vdekje,madje me vdekje në kryq.

9. Prandaj edhe Perëndiae lartësoi mbi gjithçka tjetëre i dha emrinqë është mbi çdo emër,

10. që në emrin e Jezuittë bien në gjunjëtë gjitha qeniet që janënë qiell,mbi tokëe nëntokë

11. dhe çdo gjuhë të dëshmojëse Jezu Krishti është Zot,që të përlëvdohetPerëndia Atë.

12. Prandaj, fort të dashur, ashtu siç jeni bindur gjithmonë, jo vetëm kur isha mes jush, por shumë më tepër tani që jam larg, punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje,

13. sepse është vetë Perëndia ai që ju jep vullnetin dhe forcën për të vepruar, ashtu siç i pëlqen atij.

14. Bëni gjithçka pa murmuritur e pa u ankuar,

15. që të jeni të paqortueshëm e të panjollë, bij të Perëndisë, të patëmetë në mes të një breznie të shthurur e të çoroditur. Mes kësaj breznie ju ndriçoni si yjet në qiell,

Lexoni kapitullin e plotë Filipianëve 2