Dhjata e Re

Filipianëve 1:25-30 Së Bashku (ALNT)

25. Për këtë jam i bindur dhe e di se do të qëndroj në këtë botë e do të vazhdoj të jem me ju të gjithë, që t’ju ndihmoj të përparoni dhe të gjeni gëzimin që sjell besimi.

26. Kështu prania ime mes jush do t’ju bëjë edhe më krenarë për besimin në Krishtin Jezu.

27. Por ju, jetoni në mënyrë të denjë për ungjillin e Krishtit, që edhe nëse vij e ju shoh, edhe nëse jam larg jush e dëgjoj për ju, të dëgjoj se qëndroni të fortë në një shpirt dhe se luftoni së bashku me një mendje, për besimin e ungjillit.

28. Mos u frikësoni aspak nga kundërshtarët. Kjo gjë tregon se ata po shkojnë drejt humbjes, ndërsa ju drejt shpëtimit që vjen prej Perëndisë.

29. Juve ju është dhënë hiri t’i shërbeni Krishtit, jo vetëm që të besoni në të, por edhe që të vuani për të,

30. sepse ju po bëni të njëjtën betejë, që më keni parë edhe mua duke bërë e për të cilën po dëgjoni se e bëj edhe tani.

Lexoni kapitullin e plotë Filipianëve 1