Dhjata e Re

Filemonit 1:13-19 Së Bashku (ALNT)

13. Unë doja ta mbaja atë pranë vetes, që të më shërbente në vendin tënd ndërsa jam në pranga për shkak të ungjillit.

14. Por nuk desha të bëja asgjë pa dijeninë tënde, që vepra jote e mirë të mos bëhet si me detyrim, por të jetë e vullnetshme.

15. Ai ndoshta u nda nga ti për pak kohë, që ta kesh atë përjetësisht,

16. jo më si skllav, por më tepër se skllav: ta kesh si vëlla të dashur. Ai është shumë i dashur për mua, por aq më tepër duhet të jetë për ty, qoftë si njeri, qoftë si vëlla në Zotin.

17. Prandaj, nëse më ke mik, pranoje atë siç do të më prisje mua.

18. Nëse të ka bërë ndonjë dëm, apo nëse të detyrohet për ndonjë gjë, m’i ngarko mua.

19. Unë, Pali, të shkrova me dorën time se do të ta shlyej unë vetë detyrimin; për të mos thënë se ti më detyrohesh vetë jetën tënde.

Lexoni kapitullin e plotë Filemonit 1