Dhjata e Re

Efesianëve 2:5-11 Së Bashku (ALNT)

5. na dha jetë bashkë me Krishtin, ndonëse ishim të vdekur në paudhësitë tona. Ju jeni shpëtuar me anë të hirit.

6. Perëndia na ngjalli me Jezu Krishtin dhe na uli bashkë me të në vendet qiellore.

7. Kështu, nga mirësia që tregoi për ne përmes Krishtit Jezu, ai shpalosi për epokat e ardhshme pasurinë e pamasë të hirit të tij.

8. Në të vërtetë, ju jeni shpëtuar me anë të hirit, përmes besimit dhe kjo nuk vjen prej jush, por është dhuratë nga Perëndia.

9. Ju nuk u shpëtuat prej veprave tuaja, kështu që askush të mos mburret.

10. Ne jemi vepër e Perëndisë, të krijuar përmes Krishtit Jezu për të bërë vepra të mira, të cilat Perëndia i parapërgatiti që ne t’i vëmë në jetë.

11. Prandaj kujtohuni se ju dikur keni qenë paganë që në lindje dhe jeni quajtur të parrethprerë nga judenjtë që quhen të rrethprerë. Ata janë rrethprerë nga dora e njeriut.

Lexoni kapitullin e plotë Efesianëve 2