Dhjata e Re

Efesianëve 2:4-14 Së Bashku (ALNT)

4. Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi,

5. na dha jetë bashkë me Krishtin, ndonëse ishim të vdekur në paudhësitë tona. Ju jeni shpëtuar me anë të hirit.

6. Perëndia na ngjalli me Jezu Krishtin dhe na uli bashkë me të në vendet qiellore.

7. Kështu, nga mirësia që tregoi për ne përmes Krishtit Jezu, ai shpalosi për epokat e ardhshme pasurinë e pamasë të hirit të tij.

8. Në të vërtetë, ju jeni shpëtuar me anë të hirit, përmes besimit dhe kjo nuk vjen prej jush, por është dhuratë nga Perëndia.

9. Ju nuk u shpëtuat prej veprave tuaja, kështu që askush të mos mburret.

10. Ne jemi vepër e Perëndisë, të krijuar përmes Krishtit Jezu për të bërë vepra të mira, të cilat Perëndia i parapërgatiti që ne t’i vëmë në jetë.

11. Prandaj kujtohuni se ju dikur keni qenë paganë që në lindje dhe jeni quajtur të parrethprerë nga judenjtë që quhen të rrethprerë. Ata janë rrethprerë nga dora e njeriut.

12. Në atë kohë, ju ishit pa Krishtin, nuk i përkisnit popullit të Izraelit, ishit të huaj për besëlidhjet e premtimit dhe nuk kishit shpresë e as Perëndi në këtë botë.

13. Por tani përmes Krishtit Jezu, ju që dikur ishit larg nga Perëndia, iu afruat atij me anë të gjakut të Krishtit.

14. Krishti është paqja jonë, është ai që nga paganët dhe nga hebrenjtë bëri një popull të vetëm dhe që me vdekjen e tij shembi murin që i ndante dhe që i bënte armiq.

Lexoni kapitullin e plotë Efesianëve 2