Dhjata e Re

Efesianëve 2:18-22 Së Bashku (ALNT)

18. Sepse, përmes Krishtit, si ju paganët, ashtu edhe ne hebrenjtë, mund të shkojmë tek Ati, me anë të të vetmit Shpirt të Shenjtë.

19. Prandaj ju nuk jeni më të huaj e bujtës, por jeni bashkëqytetarë me besimtarët e krishterë dhe pjesëtarë të familjes së Perëndisë.

20. Ju jeni pjesë e ndërtesës që ka si themel apostujt e profetët dhe si gur të qoshes vetë Krishtin Jezu.

21. Në të e gjithë ndërtesa lidhet mirë dhe rritet për t’u bërë një tempull i shenjtë për Zotin.

22. Përmes tij edhe ju bashkë me të tjerët po ndërtoheni për t’u bërë ndërtesa ku Perëndia banon përmes Shpirtit të Shenjtë.

Lexoni kapitullin e plotë Efesianëve 2