Dhjata e Re

Efesianëve 2:14-20 Së Bashku (ALNT)

14. Krishti është paqja jonë, është ai që nga paganët dhe nga hebrenjtë bëri një popull të vetëm dhe që me vdekjen e tij shembi murin që i ndante dhe që i bënte armiq.

15. Ai e shfuqizoi ligjin e urdhërimeve dhe të rregullave, që t’i bashkonte me veten paganët dhe hebrenjtë e t’i bënte një njeri të ri, duke sjellë kështu paqen mes tyre.

16. Pasi shkatërroi armiqësinë mes tyre me anë të kryqit të tij, Krishti i bashkoi ata në një trup të vetëm dhe i pajtoi me Perëndinë.

17. Ai erdhi dhe u predikoi ungjillin e paqes si juve që ishit larg nga Perëndia, ashtu edhe atyre që ishin afër tij.

18. Sepse, përmes Krishtit, si ju paganët, ashtu edhe ne hebrenjtë, mund të shkojmë tek Ati, me anë të të vetmit Shpirt të Shenjtë.

19. Prandaj ju nuk jeni më të huaj e bujtës, por jeni bashkëqytetarë me besimtarët e krishterë dhe pjesëtarë të familjes së Perëndisë.

20. Ju jeni pjesë e ndërtesës që ka si themel apostujt e profetët dhe si gur të qoshes vetë Krishtin Jezu.

Lexoni kapitullin e plotë Efesianëve 2