Dhjata e Re

Efesianëve 2:1-5 Së Bashku (ALNT)

1. Edhe ju ishit të vdekur për shkak të paudhësive dhe mëkateve tuaja,

2. në të cilat jetonit dikur sipas mënyrës së kësaj bote, duke iu nënshtruar prijësit që sundon mes qiellit e tokës, shpirtit që tani vepron te bijtë e mosbindjes.

3. Edhe ne dikur jetonim si ata, jepeshim pas epsheve të trupit, bënim çfarë dëshironte trupi e mendja jonë dhe natyra jonë mëkatare na kishte bërë bij të zemërimit njëlloj si të tjerët.

4. Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi,

5. na dha jetë bashkë me Krishtin, ndonëse ishim të vdekur në paudhësitë tona. Ju jeni shpëtuar me anë të hirit.

Lexoni kapitullin e plotë Efesianëve 2