Dhjata e Re

2 Selanikasve 2:1-11 Së Bashku (ALNT)

1. Vëllezër, në lidhje me ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht kur ne do të takohemi me të, ju lutemi

2. mos lejoni që t’jua marrin lehtësisht mendjen e t’ju turbullojnë me ndonjë vegim gjoja prej Shpirtit të Shenjtë, me ndonjë fjalë apo me ndonjë letër të dërguar gjoja nga ne, e t’ju thonë se paska ardhur Dita e Zotit.

3. Askush të mos ju mashtrojë në asnjë mënyrë, sepse ajo ditë nuk do të vijë pa ardhur më parë koha e mohimit të besimit dhe pa u shfaqur njeriu i paudhë, biri i humbjes.

4. Ai do të kundërshtojë dhe do të ngrejë krye ndaj gjithçkaje që quhet Perëndi apo që ka lidhje me adhurimin e Perëndisë. Këtë do ta bëjë që të ulet vetë në tempullin e Perëndisë duke u vetëshpallur perëndi.

5. A nuk e mbani mend se këto gjëra jua kam thënë kur isha ende me ju?

6. Tashmë ju e dini se çfarë e pengon atë që të shfaqet kur të vijë koha.

7. Fuqia e fshehtë e paudhësisë është tashmë në veprim, por që ajo të shfaqet plotësisht, duhet të largohet ai që e ndalon.

8. Dhe atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti Jezu do ta shkatërrojë me hukatjen e tij dhe do ta zhbëjë me shkëlqimin e ardhjes së tij.

9. I paudhi do të vijë me fuqinë e Satanit dhe do të bëjë gjithfarë shenjash e mrekullish të fuqishme e të rreme.

10. Ai do të mashtrojë me padrejtësi të gjithë ata që shkojnë drejt humbjes, sepse ata nuk e deshën të vërtetën që do t’i kishte shpëtuar.

11. Prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre një forcë mashtruese, që ata t’i besojnë gënjeshtrës

Lexoni kapitullin e plotë 2 Selanikasve 2