Dhjata e Re

2 Pjetrit 3:12-18 Së Bashku (ALNT)

12. duke pritur e duke u përpjekur ta afroni ardhjen e ditës së Perëndisë, në të cilën qiejtë do të treten me zjarr dhe elementet e natyrës do të shkrihen nga nxehtësia.

13. Sipas premtimit të tij, ne presim qiej të rinj dhe tokë të re, ku banon drejtësia.

14. Prandaj, fort të dashur, duke pritur këto, përpiquni të jeni para tij të panjollë, të patëmetë dhe në paqe.

15. Durimin e Zotit çmojeni si mundësi për shpëtim, sikurse ju shkroi edhe vëllai ynë i dashur, Pali, sipas urtisë që i dha Perëndia.

16. Në të gjitha letrat e tij ai shkruan për këto gjëra. Por në to ka disa pjesë të vështira për t’u kuptuar, që të paditurit e të paqëndrueshmit i shtrembërojnë. Ata bëjnë ashtu edhe me pjesë të tjera të Shkrimit të shenjtë, duke shkaktuar kështu humbjen e vetes së tyre.

17. Ndërsa ju, fort të dashur, meqenëse i dini këto gjëra që më përpara, ruhuni që të mos bini në mashtrimin e të pabesëve dhe të humbisni sigurinë e besimit tuaj.

18. Vazhdoni të përparoni në hirin dhe në njohjen e Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht! Atij i qoftë lavdia, tani e përherë, deri në ditën e amshimit! Amen!

Lexoni kapitullin e plotë 2 Pjetrit 3