Dhjata e Re

2 Pjetrit 1:3-9 Së Bashku (ALNT)

3. Fuqia e tij hyjnore na dhuroi gjithçka që na nevojitet për jetën e përkushtuar ndaj Perëndisë, nëpërmjet njohjes së atij që na thirri në lavdinë dhe fuqinë e tij.

4. Me to na u dhuruan premtimet shumë të mëdha e të çmueshme, që nëpërmjet tyre të bëheni pjesëtarë të natyrës hyjnore, duke shpëtuar nga prishja që sjellin kënaqësitë e botës.

5. Prandaj bëni çdo përpjekje për t’i shtuar besimit tuaj virtytin, virtytit diturinë,

6. diturisë vetëkontrollin, vetëkontrollit durimin, durimit përkushtimin ndaj Perëndisë,

7. përkushtimit ndaj Perëndisë dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë.

8. Sepse nëse i keni të gjitha këto me shumicë, ato nuk do t’ju lejojnë të bëheni përtacë dhe të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht.

9. Kush nuk i ka këto, është i verbër e dritëshkurtër dhe ka harruar se është pastruar nga mëkatet e tij të vjetra.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Pjetrit 1