Dhjata e Re

2 Pjetrit 1:12-21 Së Bashku (ALNT)

12. Për këtë arsye do të vazhdoj t’jua kujtoj përherë këto gjëra, edhe pse i dini dhe jeni të palëkundur në këtë të vërtetë.

13. Mendoj se është e drejtë t’ju mbaj zgjuar duke jua kujtuar ato për sa të jem në këtë jetë.

14. Unë e di se do ta lë shpejt këtë trup, sikurse ma ka shfaqur Zoti ynë Jezu Krisht.

15. Prandaj do të përpiqem që të mund t’i kujtoni të gjitha këto gjëra edhe pas largimit tim.

16. Ne nuk përdorëm përralla të thurura me mjeshtëri për t’ju shpallur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht. Ne e kemi parë me sytë tanë madhështinë e tij.

17. Ai mori nder e lavdi nga Perëndia Atë kur nga lavdia madhështore erdhi zëri që tha: «Ky është Biri im i dashur, me të cilin jam i kënaqur».

18. Këtë zë që vinte nga qielli e dëgjuam kur ishim me të në malin e shenjtë.

19. Kështu jemi më të sigurt për fjalën profetike, të cilën bëni mirë ta keni si një pishtar që ndriçon në një vend të errët, derisa të agojë dita dhe ylli i mëngjesit të lindë në zemrat tuaja.

20. Duhet të dini së pari se asnjë profeci e Shkrimit të shenjtë nuk shpjegohet sipas mendjes së gjithsecilit,

21. pasi asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëz të frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë folën nga ana e Perëndisë.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Pjetrit 1