Dhjata e Re

1 Timoteut 6:6-16 Së Bashku (ALNT)

6. Besimi në Perëndinë është pasuri e madhe për atë që kënaqet me aq sa ka,

7. sepse asgjë nuk kemi sjellë në këtë botë dhe asgjë nuk mund të marrim prej saj.

8. Nëse kemi ushqim e veshmbathje, le të mjaftohemi me kaq.

9. Ata që dëshirojnë të pasurohen, bien në tundim, në kurthin e djallit dhe në shumë dëshira të marra e të dëmshme, që i fundosin njerëzit në rrënim e shkatërrim.

10. Lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave. Duke rendur pas parasë, disa u larguan nga besimi dhe i shkaktuan vetes shumë dhimbje.

11. Por ti, o njeri i Perëndisë, largohu nga këto gjëra. Përkundrazi kërko drejtësinë, jetën e përkushtuar ndaj Perëndisë, besimin, dashurinë, durimin dhe zemërbutësinë.

12. Lufto luftën e mirë të besimit dhe rrok jetën e amshuar, për të cilën të thirri Perëndia e për të cilën ke dhënë dëshminë e mirë të besimit para shumë dëshmitarëve.

13. Të bëj thirrje para Perëndisë, që i jep jetë gjithçkaje dhe para Krishtit Jezu, që dha dëshminë e mirë në kohën e Ponc Pilatit,

14. që ti ta zbatosh këtë urdhërim të panjollë dhe të paqortueshëm deri në ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.

15. Kur të vijë koha,ardhjen e tijdo ta tregojë Perëndia,i lumi,i vetmi sundues,mbreti i mbretërvedhe Zoti i zotërve.

16. Vetëm ai është i pavdekshëmdhe banon në dritënqë asnjeri nuk i afrohet dot.Atë nuk e ka parë asnjë njeridhe as nuk mund ta shohë.Atij i qoftënderidhe fuqia e amshuar!Amen!

Lexoni kapitullin e plotë 1 Timoteut 6