Dhjata e Re

1 Timoteut 6:12-21 Së Bashku (ALNT)

12. Lufto luftën e mirë të besimit dhe rrok jetën e amshuar, për të cilën të thirri Perëndia e për të cilën ke dhënë dëshminë e mirë të besimit para shumë dëshmitarëve.

13. Të bëj thirrje para Perëndisë, që i jep jetë gjithçkaje dhe para Krishtit Jezu, që dha dëshminë e mirë në kohën e Ponc Pilatit,

14. që ti ta zbatosh këtë urdhërim të panjollë dhe të paqortueshëm deri në ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.

15. Kur të vijë koha,ardhjen e tijdo ta tregojë Perëndia,i lumi,i vetmi sundues,mbreti i mbretërvedhe Zoti i zotërve.

16. Vetëm ai është i pavdekshëmdhe banon në dritënqë asnjeri nuk i afrohet dot.Atë nuk e ka parë asnjë njeridhe as nuk mund ta shohë.Atij i qoftënderidhe fuqia e amshuar!Amen!

17. Pasanikët e kohës së tanishme urdhëroji të mos u rritet mendja, as të mos e mbajnë shpresën në pasigurinë e pasurisë, por në Perëndinë që na jep gjithçka me zemërgjerësi për të mirën tonë.

18. Urdhëroji të bëjnë të mirën, të jenë të pasur në vepra të mira, të jenë zemërgjerë dhe të gatshëm për të dhënë.

19. Kështu ata do të grumbullojnë për vete një thesar e do të vënë themel të mirë për të ardhmen, që të marrin jetën e vërtetë.

20. O Timote, ruaje atë që të është besuar! Largohu nga fjalët e zbrazëta, që janë kundër besimit, si dhe nga kundërthëniet e së ashtuquajturës dituri,

21. të cilën disa e pranuan dhe humbën besimin.Hiri qoftë me ju!

Lexoni kapitullin e plotë 1 Timoteut 6