Dhjata e Re

1 Timoteut 2:8-15 Së Bashku (ALNT)

8. Prandaj dëshiroj që burrat në çdo vend të luten duke ngritur lart duar të shenjta, pa mëri e pa grindje.

9. Po ashtu gratë të vishen me rroba të hijshme, me thjeshtësi e dinjitet, jo me gërsheta e ar, as me margaritarë e rroba të kushtueshme,

10. por me vepra të mira, siç u ka hije grave që i druhen Perëndisë.

11. Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me nënshtrim të plotë.

12. Nuk e lejoj gruan të mësojë të tjerët dhe as të ushtrojë autoritet mbi burrin, por të rrijë urtë.

13. Sepse Adami u krijua i pari, pastaj Eva.

14. Nuk ishte Adami ai që u mashtrua, por gruaja u mashtrua dhe shkeli urdhërin e Perëndisë.

15. Gruaja do të shpëtohet përmes lindjes së fëmijëve, nëse qëndron në besim, në dashuri dhe në shenjtëri me dinjitet.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Timoteut 2