Dhjata e Re

1 Korintasve 2:11-16 Së Bashku (ALNT)

11. Kush i njeh të fshehtat e njeriut, përveç shpirtit të tij? Po kështu edhe të fshehtat e Perëndisë nuk i njeh askush, përveç Shpirtit të tij të Shenjtë.

12. Ne nuk kemi marrë shpirtin e kësaj bote, por Shpirtin e Shenjtë që vjen nga Perëndia, që të njohim ato që na janë dhuruar prej tij.

13. Këto që themi, nuk i kemi nga fjalë të mësuara me urti njerëzore, por nga fjalë të mësuara prej Shpirtit të Shenjtë, duke ua shtjelluar gjërat shpirtërore atyre që kanë marrë Shpirtin e Shenjtë.

14. Njeriu që nuk e ka marrë Shpirtin e Shenjtë, nuk i pranon të vërtetat e Shpirtit të Perëndisë. I duken marrëzi dhe nuk mund t’i kuptojë, sepse ato duhet të gjykohen në mënyrë shpirtërore.

15. Ndërsa njeriu që e ka marrë Shpirtin e Shenjtë, kupton gjithçka dhe askush nuk mund ta kuptojë gjykimin e tij,

16. sepse, kush i njohu mendimet e Zotit, që t’i japë mend atij?Por ne kemi mendjen e Krishtit.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Korintasve 2