10. Ndërsa neve Perëndia na i zbuloi nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë, sepse Shpirti i Shenjtë shqyrton gjithçka, madje dhe vetë thellësitë e Perëndisë.
11. Kush i njeh të fshehtat e njeriut, përveç shpirtit të tij? Po kështu edhe të fshehtat e Perëndisë nuk i njeh askush, përveç Shpirtit të tij të Shenjtë.
12. Ne nuk kemi marrë shpirtin e kësaj bote, por Shpirtin e Shenjtë që vjen nga Perëndia, që të njohim ato që na janë dhuruar prej tij.
13. Këto që themi, nuk i kemi nga fjalë të mësuara me urti njerëzore, por nga fjalë të mësuara prej Shpirtit të Shenjtë, duke ua shtjelluar gjërat shpirtërore atyre që kanë marrë Shpirtin e Shenjtë.
14. Njeriu që nuk e ka marrë Shpirtin e Shenjtë, nuk i pranon të vërtetat e Shpirtit të Perëndisë. I duken marrëzi dhe nuk mund t’i kuptojë, sepse ato duhet të gjykohen në mënyrë shpirtërore.
15. Ndërsa njeriu që e ka marrë Shpirtin e Shenjtë, kupton gjithçka dhe askush nuk mund ta kuptojë gjykimin e tij,
16. sepse, kush i njohu mendimet e Zotit, që t’i japë mend atij?Por ne kemi mendjen e Krishtit.