Dhjata e Re

1 Korintasve 13:6-13 Së Bashku (ALNT)

6. nuk gëzohet për padrejtësinë,por gëzohet me të vërtetën.

7. Dashuria përballon gjithçka,beson gjithçka,shpreson gjithçkadhe duron gjithçka.

8. Dashuria nuk shteron kurrë,ndërsa profecitë do të reshtin,gjuhët do të pushojnëdhe dijet do të marrin fund.

9. Në të vërtetë,ne kemi dije deri dikudhe profetizojmë deri diku.

10. Po kur të vijë përsosmëria,ajo që është e paplotëdo të marrë fund.

11. Kur isha fëmijë,flisja si fëmijë,mendoja si fëmijëdhe arsyetoja si fëmijë;po kur u bëra burrë,i hodha tej gjërat fëminore.

12. Tani shohim në mënyrë të errëtsi në pasqyrë,por një ditë do të shohimballë për ballë.Tani njoh deri diku,por një ditë do të njoh plotësisht,ashtu siç më njeh Perëndia.

13. Tani mbeten këto të tria:besimi,shpresadhe dashuria,por më e madhja ndër toështë dashuria.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Korintasve 13