Dhjata e Re

1 Korintasve 13:4-11 Së Bashku (ALNT)

4. Dashuria është zemërgjerë,dashuria është e mirë,nuk ka smirë,nuk krekoset,nuk mburret,

5. nuk sillet në mënyrë të pahijshme,nuk kërkon përfitim,nuk pezmatohet,nuk mendon të ligën,

6. nuk gëzohet për padrejtësinë,por gëzohet me të vërtetën.

7. Dashuria përballon gjithçka,beson gjithçka,shpreson gjithçkadhe duron gjithçka.

8. Dashuria nuk shteron kurrë,ndërsa profecitë do të reshtin,gjuhët do të pushojnëdhe dijet do të marrin fund.

9. Në të vërtetë,ne kemi dije deri dikudhe profetizojmë deri diku.

10. Po kur të vijë përsosmëria,ajo që është e paplotëdo të marrë fund.

11. Kur isha fëmijë,flisja si fëmijë,mendoja si fëmijëdhe arsyetoja si fëmijë;po kur u bëra burrë,i hodha tej gjërat fëminore.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Korintasve 13