Dhjata e Re

1 Korintasve 13:1-11 Së Bashku (ALNT)

1. Sikur të flisja gjuhët e njerëzvedhe të engjëjve,por të mos kisha dashurido të isha si bronzi që kumbon,ose si cimbali që tingëllon.

2. Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë,të njihja të gjitha të fshehtat,të zotëroja të gjitha dijet,dhe të kisha gjithë besiminpër të lëvizur malet prej vendit,por të mos kisha dashuri,nuk do të isha asgjë.

3. Edhe sikur t’ua ndaja të varfërvegjithë pasurinëdhe ta jepja trupin të digjej,por të mos kisha dashuri,nuk do të më vlente asgjë.

4. Dashuria është zemërgjerë,dashuria është e mirë,nuk ka smirë,nuk krekoset,nuk mburret,

5. nuk sillet në mënyrë të pahijshme,nuk kërkon përfitim,nuk pezmatohet,nuk mendon të ligën,

6. nuk gëzohet për padrejtësinë,por gëzohet me të vërtetën.

7. Dashuria përballon gjithçka,beson gjithçka,shpreson gjithçkadhe duron gjithçka.

8. Dashuria nuk shteron kurrë,ndërsa profecitë do të reshtin,gjuhët do të pushojnëdhe dijet do të marrin fund.

9. Në të vërtetë,ne kemi dije deri dikudhe profetizojmë deri diku.

10. Po kur të vijë përsosmëria,ajo që është e paplotëdo të marrë fund.

11. Kur isha fëmijë,flisja si fëmijë,mendoja si fëmijëdhe arsyetoja si fëmijë;po kur u bëra burrë,i hodha tej gjërat fëminore.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Korintasve 13