Dhjata e Re

1 Gjonit 2:1-7 Së Bashku (ALNT)

1. Bijtë e mi, këto gjëra jua shkruaj që të mos mëkatoni. Por edhe nëse dikush mëkaton, mbrojtës tek Ati kemi Jezu Krishtin, të drejtin.

2. Ai u flijua për mëkatet tona, dhe jo vetëm për mëkatet tona, por edhe për mëkatet e gjithë botës.

3. Nëse zbatojmë urdhërimet e tij, atëherë e dimë se e kemi njohur atë.

4. Ai që thotë: «Unë e kam njohur Perëndinë», por nuk zbaton urdhërimet e tij, është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është në të.

5. Por tek ai që e zbaton fjalën e tij, dashuria e Perëndisë është me të vërtetë e përsosur. Kështu mund ta dimë se jemi në Perëndinë.

6. Ai që thotë se qëndron në të, duhet të ecë në të njëjtën udhë nëpër të cilën eci Jezu Krishti.

7. Fort të dashur, nuk po ju shkruaj një urdhërim të ri, por një urdhërim të vjetër, të cilin e kishit që nga fillimi. Urdhërimi i vjetër është fjala që dëgjuat.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Gjonit 2