7. Mallkuar qoftë mëria e tyre, sepse ka qenë e egër, dhe tërbimi i tyre sepse ka qenë mizor! Unë do t'i ndaj te Jakobi dhe do t'i shpërndaj te Izraeli.
8. Judë, vëllezërit e tu do të të lavdërojnë; dora jote do të jetë mbi zverkun e armiqve të tu; bijtë e atit tënd do të përkulen para teje.
9. Juda është një luan i ri; ti zë fill nga preja, biri im; ai përkulet, struket si një luan, si një luaneshë; kush guxon ta zgjojë?
10. Skeptri nuk do t'i hiqet Judës, as bastuni i komandimit nga këmbët e tij, derisa të vijë Shilohu; dhe atij do t'i binden popujt.
11. Ai e lidh gomarin e tij të vogël në pjergull dhe kërriçin e gomaricës së tij në pjergullën më të mirë; i lan rrobat e tij në verë dhe mantelin e tij në gjakun e rrushit.
12. Ai i ka sytë të ndritura nga vera dhe dhëmbët e bardha nga qumështi.
13. Zabuloni do të banojë në breg të deteve; dhe do të përbëjë një vendstrehim për anijet; kufiri i tij do të zgjatet drejt Sidonit.