Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 12:9-17 Bibla Shqip (ALBB)

9. Pastaj Abrami filloi një udhëtim, duke vazhduar të zhvendoset në drejtim të Negevit.

10. Por në vend pati zi buke dhe Abrami zbriti në Egjipt për të banuar, sepse në vendin e tij ishte zi e madhe buke.

11. Por ndodhi që kur po hynin në Egjipt ai i tha Sarajt, gruas së tij: "Ja, unë e di që ti je një grua e pashme;

12. dhe kështu kur egjiptasit do të të shohin, kanë për të thënë: "Kjo është gruaja e tij"; do të më vrasin mua, por do të lënë të gjallë ty.

13. Të lutem thuaj që je motra ime, me qëllim që mua të më trajtojnë mirë për shkakun tënd, dhe jeta ime të shpëtojë për hirin tënd".

14. Në fakt kur Abrami arriti në Egjipt, egjiptasit panë që gruaja ishte shumë e bukur.

15. E panë edhe oficerët e Faraonit dhe e lavdëruan para Faraonit; dhe gruan e çuan në shtëpinë e Faraonit.

16. Dhe ai e trajtoi mirë Abramin për shkak të saj. Kështu Abramit i dhanë dele, buaj, gomarë, shërbyes, shërbyese, gomarica dhe deve.

17. Por Zoti e goditi Faraonin dhe shtëpinë e tij me fatkeqësi të mëdha për shkak të Sarajt, gruas së Abramit.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 12