Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 12:5-10 Bibla Shqip (ALBB)

5. Dhe Abrami mori me vete Sarajn, gruan e tij, dhe Lotin, birin e të vëllait, dhe të gjithë pasurinë që kishin grumbulluar dhe personat që kishin blerë në Haran, dhe u nisën për të vajtur në vendin e kanaanenjve. Kështu ata arritën në vendin e Kanaanit.

6. Abrami e kapërceu vendin deri te lokaliteti i Sikemit, deri tek lisi i Morehut. Në atë kohë ndodheshin në atë vend kanaanenjtë.

7. Atëherë u shfaq Zoti përpara Abramit dhe i tha: "Unë do t'ia jap këtë vend pasardhësve të tu". Atëherë Abrami i ndërtoi aty një altar Zotit që i ishte shfaqur.

8. Së këtejmi u zhvendos drejt malit në lindje të Bethelit dhe ngriti çadrat e tij, duke pasur Bethelin në jug dhe Ainë në lindje; dhe ndërtoi aty një altar kushtuar Zotit dhe i bëri thirrje emrit të Zotit.

9. Pastaj Abrami filloi një udhëtim, duke vazhduar të zhvendoset në drejtim të Negevit.

10. Por në vend pati zi buke dhe Abrami zbriti në Egjipt për të banuar, sepse në vendin e tij ishte zi e madhe buke.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 12