Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 11:8-21 Bibla Shqip (ALBB)

8. Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin.

9. Prandaj këtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatërroi gjuhën e tërë dheut dhe i shpërndau mbi tërë faqen e dheut.

10. Këta janë pasardhësit e Semit. Në moshën njëqind vjeç Semit i lindi Arpakshadi, pikërisht dy vjet pas përmbytjes.

11. Mbas lindjes të Arpakshadit, Semi jetoi pesëqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.

12. Arpakshadi jetoi tridhjetë e pesë vjet dhe i lindi Shelahu.

13. Mbas lindjes së Shelahut, Arpakshadi jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.

14. Shelahu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Eberi.

15. Mbas lindjes së Eberit, Shelahu jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.

16. Eberi jetoi tridhjetë e katër vjet dhe lindi Pelegu.

17. Mbas lindjes së Pelegut, Eberi jetoi katërqind e tridhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.

18. Pelegu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Reu.

19. Mbas lindjes të Reut, Pelegu jetoi dyqind e nëntë vjet dhe i lindën bij dhe bija.

20. Reu jetoi tridhjetë e dy vjet dhe i lindi Serugu.

21. Mbas lindjes të Serugut, Reu jetoi dyqind e shtatë vjet dhe i lindën bij dhe bija.

Lexoni kapitullin e plotë Zanafilla 11