Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Sofonia 3:3-9 Bibla Shqip (ALBB)

3. Krerët e tij në mes të tij janë luanë që vrumbullojnë; gjyqtarët e tij janë ujqër të mbrëmjes, që nuk lënë asnjë kockë për ta brejtur për mëngjes.

4. Profetët e tij janë mburravecë, të pabesë; priftërinjtë e tij kanë përdhosur vendin e shenjtë, kanë dhunuar ligjin.

5. Zoti është i drejtë në mes të tij, ai nuk kryen paudhësi. Çdo mëngjes ai sjell në dritë drejtësinë pa munguar asnjë herë, por i çorodituri nuk njeh turp.

6. "Kam shfarosur kombet; kalatë e tyre janë shembur; i kam shkretuar rrugët e tyre dhe askush nuk kalon nëpër to; qytetet e tyre janë shkatërruar dhe askush nuk banon në to.

7. Unë thosha: "Me siguri do të kesh frikë nga unë, do të pranosh të ndreqesh", dhe kështu banesa e tij nuk do të shkatërrohej me gjithë ndëshkimet që i kam dhënë. Por ata u nxituan të prishen në të gjitha veprimet e tyre.

8. Prandaj më prit", thotë Zoti, "kur të ngrihem për të bërë plaçkë, sepse unë kam vendosur të mbledh kombet, të bashkoj mbretëritë, për të hedhur mbi ta indinjatën time, gjithë zjarrin e zemërimit tim;

9. Sepse atëherë do t'u jap popujve një të folur të pastër, me qëllim që të gjithë të përmendin emrin e Zotit, për t'i shërbyer me një marrëveshje të përbashkët.

Lexoni kapitullin e plotë Sofonia 3