Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 83:1-15 Bibla Shqip (ALBB)

1. O Perëndi, mos rri në heshtje! Mos mbyll gojën, mos rri i qetë, o Perëndi!

2. Sepse, ja, armiqtë e tu po ziejnë dhe ata që të urrejnë ngrenë kokën.

3. Thurin gracka kundër popullit tënd dhe bëjnë komplote kundër atyre që ti mbron.

4. Ata thonë: "Ejani t'i shkatërrojmë si komb, emri i Izraelit të mos kujtohet më".

5. Sepse kanë komplotuar së bashku me një mendje dhe kanë lidhur një besëlidhje kundër teje.

6. Çadrat e Edomit dhe ismaelitët, Moabi dhe hagarenët,

7. Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistia me banorët e Tiros;

8. dhe Asiria është bashkuar me ta për të ndihmuar bijtë e Lotit. (Sela)

9. Vepro me ta ashtu si bëre me Midianin, me Siseran dhe me Jabinin pranë përroit të Kishonit,

10. të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën.

11. Bëj që krerët e tyre të jenë si Orebi dhe Zeebi, dhe tërë princat e tyre si Zebahu dhe Tsalmuna,

12. sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë".

13. O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës.

14. Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet,

15. kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trembi me uraganin tënd.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 83