Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 19:2-12 Bibla Shqip (ALBB)

2. Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës.

3. Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet;

4. por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës; në qiejt Perëndia ka vënë një çadër për diellin;

5. dhe ai është si një dhëndër që del nga dhoma e tij e martesës; ngazëllon si një trim që përshkon rrugën e tij.

6. Ai del nga një skaj i qiejve dhe rrotullimi e tij arrin deri në skajin tjetër; asgjë nuk mund t'i fshihet nxehtësisë së tij.

7. Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë.

8. Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën; urdhërimet e Zotit janë te pastra dhe ndriçojnë sytë.

9. Frika e Zotit është e pastër, mbetet përjetë; gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta;

10. janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar; janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet.

11. Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë.

12. Kush i njeh gabimet e tij? Pastromë nga ato që nuk i shoh.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 19