Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 144:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Bekuar qoftë Zoti, kështjella ime, që i mëson duart e mia për luftë dhe gishtërinjtë e mi për betejë.

2. Ai është hiri im dhe kështjella ime, streha ime e lartë dhe çliruesi im, mburoja ime në të cilën gjej strehë, ai që ma nënshtron mua popullin tim.

3. O Zot, çfarë është njeriu që ti të kujdesesh për të, ose biri i njeriut që ti ta përfillësh?

4. Njeriu është si një frymë dhe ditët e tij janë si hija që kalon.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 144