Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 105:32-45 Bibla Shqip (ALBB)

32. U dërgoi breshër në vend të shiut dhe flakë zjarri në vendin e tyre;

33. goditi edhe vreshtat e tyre dhe drurët e fikut, shkatërroi drurët e territorit të tyre.

34. Ai foli, dhe erdhën karkaleca dhe vemje në numër të madh,

35. që përpinë tërë bimësinë e vendit të tyre dhe hëngrën frytin e tokës së tyre.

36. Ai goditi edhe të gjithë të parëlindurit në vendin e tyre, prodhimet e para në tërë fuqinë e tyre;

37. dhe e nxori popullin e tij me argjend dhe me ar, dhe nuk pati asnjeri ndër fiset e tij që të tronditej.

38. Egjiptasit u gëzuan nga ikja e tyre, sepse tmerri i Izraelit kishte rënë mbi ta.

39. Ai shpalosi një re për t'i mbuluar dhe ndezi një zjarr për t'i ndriçuar natën.

40. Me kërkesën e tyre ai solli shkurtat dhe i ngopi me bukën e qiellit.

41. Çau shkëmbin dhe dolën prej tij ujëra; këto rridhnin në shkretëtirë si një lumë.

42. Sepse atij iu kujtua premtimi i shenjtë që i kishte bërë Abrahamit, shërbëtorit të tij;

43. pastaj nxori popullin e tij me gëzim dhe njerëzit e tij të zgjedhur me britma gëzimi,

44. dhe u dha atyre vendet e kombeve, dhe ata trashëguan frytin e mundit të popujve,

45. me qëllim që të respektonin statutet e tij dhe t'u bindeshin ligjeve të tij. Aleluja.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 105