Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 26:42-55 Bibla Shqip (ALBB)

42. Këta janë bijtë e Danit sipas familjeve të tyre: nga Shuhami, familja e shuhamitëve. Këta janë bijtë e Danit sipas familjeve të tyre.

43. Shuma e familjeve të shuhamitëve në bazë të regjistrimit ishte gjashtëdhjetë e katër mijë e katërqind.

44. Bijtë e Asherit sipas familjeve të tyre qenë: nga Jimna, familja e jimnitëve; nga Jishvi, familja e jishvitëve; nga Beriahu, familja e beriahitëve.

45. Nga bijtë e Beriahut: nga Heberi, familja e heberitëve; nga Malkieli, familja e malkialitëve.

46. Bija e Asherit quhej Serah.

47. Këto janë familjet e bijve të Asherit në bazë të regjistrimit: pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.

48. Bijtë e Neftalit sipas familjeve të tyre qenë: nga Jahtseeli, familja e jahtseelitëve; nga Guni, familja e gunitëve;

49. nga Jetseri, familja e jetseritëve; nga Shilemi, familja e shilemitëve.

50. Këto janë familjet e Neftalit sipas familjeve të tyre. Ata që u regjistruan qenë dyzet e pesë mijë e katërqind.

51. Ata që u regjistruan nga bijtë e Izraelit qenë: gjashtëqind e një mijë e shtatëqind e tridhjetë veta.

52. Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

53. "Vendi do të ndahet midis tyre si trashëgimi, sipas numrit të personave.

54. Atyre që janë më të shumtë do t'u japësh në trashëgimi një pjesë më të madhe; atyre që janë në numër më të vogël do t'u japësh një pjesë më të vogël; secili do të marrë pjesën e tij në bazë të regjistrimit.

55. Por ndarja e vendit do të bëhet me short; ata do të marrin trashëgiminë e tyre në bazë të emrave të fiseve atërore.

Lexoni kapitullin e plotë Numrat 26