kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31
  32. 32
  33. 33
  34. 34
  35. 35
  36. 36

Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Numrat 26 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pas fatkeqësisë, ndodhi që Zoti u foli Moisiut dhe Eleazarit, birit të priftit Aaron, duke u thënë:

2. "Bëni regjistrimin e tërë popullsisë së bijve të Izraelit, nga mosha njëzet e një vjeç e lart, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, të të gjithë atyre që në Izrael mund të shkojnë në luftë".

3. Kështu Moisiu dhe prifti Eleazar u folën atyre në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun e kundërt të Jerikos, duke u thënë:

4. "Të bëhet regjistrimi i njerëzve nga mosha njëzet e një vjeç e lart ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun dhe bijtë e Izraelit, kur dolën nga vendi i Egjiptit".

5. Rubeni ishte i parëlinduri i Izraelit. Bijtë e tij qenë: Hanoku, prej të cilit rrjedh familja e hanokitëve; Palu, prej të cilit rrjedh familja e paluitëve;

6. Hetsroni, prej të cilit rrjedh familja e hetsronitëve; Karmi, prej të cilit rrjedh familja e karmitëve.

7. Këto janë familjet e rubenitëve; ata që u regjistruan në radhët e tyre qenë dyzet e tre mijë e shtatëqind e tridhjetë veta.

8. I biri i Palus ishte Eliabi.

9. Djemtë e Eliabit qenë Nemueli, Dathani dhe Abirami. Këta janë po ai Datham dhe ai Abiram, anëtarë të këshillit, që ngritën krye kundër Moisiut dhe Aaronit së bashku me njerëzit e Koreut, kur ngritën krye kundër Zotit;

10. dhe toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti bashkë me Koreun, kur këta njerëz vdiqën dhe zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë njerëz në shenjë qortimi.

11. Por bijtë e Koreut nuk vdiqën.

12. Bijtë e Simeonit sipas familjeve të tyre qenë: nga Nemueli, familja e nemuelitëve; nga Jamini, familja e jaminitëve; nga Jakini, familja e jakinitëve;

13. nga Zerahu, familja e xerahitëve; nga Sauli, familja e saulitëve.

14. Këto janë familjet e simeonitëve: njëzet e dy mijë e dyqind veta.

15. Bijtë e Gadit sipas familjeve të tyre qenë: nga Tsefoni, familja e tsefonitëve; nga Hagi, familja e hagitëve; nga Shuni, familja e shunitëve;

16. nga Ozni, familja e oznitëve; nga Eri, familja e eritëve;

17. nga Arodi, familja e aroditëve; nga Areli, familja e arelitëve.

18. Këto janë familjet e bijve të Gadit, në bazë të regjistrimit: dyzet mijë e pesëqind veta.

19. Bijtë e Judës ishin: Eri dhe Onani; por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit.

20. Bijtë e Judës sipas familjeve të tyre qenë: nga Shelahu, familja e shelanitëve; nga Peretsi, familja e peretsitëve; nga Zerahu, familja e zerahitëve.

21. Bijtë e Peretsit qenë: nga Hetsroni, familja e hetsronitëve; nga Hamuli, familja e hamulitëve.

22. Këto janë familjet e Judës në bazë të regjistrimit: shtatëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind veta.

23. Bijtë e Isakarit sipas familjeve të tyre ishin: nga Tola, familja e tolaitëve; nga Puvahu, familja e puvitëve;

24. nga Jashubi, familja e jashubitëve; nga Shimroni, familja e shimronitëve.

25. Këto janë familjet e Isakarit në bazë të regjistrimit: gjithsej gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind.

26. Bijtë e Zabulonit sipas familjeve të tyre qenë: nga Seredi, familja e sarditëve; nga Eloni, familja e elonitëve; nga Jahleeli, familja e jahleelitëve.

27. Këto janë familjet e zabulonitëve në bazë të regjistrimit: gjithsej gjashtëdhjetë mijë e pesëqind.

28. Bijtë e Jozefit sipas familjeve të tyre qenë: Manasi dhe Efraimi.

29. Bijtë e Manasit qenë: nga Makiri, familja e makiritëve. Makirit i lindi Galaadi; nga Galaadi rrodhi familja e galaaditëve.

30. Këta janë bijtë e Galaadit: nga Jezeri, familja e jezeritëve; nga Heleku, familja e helekitëve;

31. nga Asrieli, familja e asrielitëve; nga Shekemi, familja e shekemitëve;

32. nga Shemida, familja e shemidaitëve; nga Heferi, familja e heferitëve.

33. Por Tselofehadi, bir i Heferit, nuk pati meshkuj, por vetëm vajza; dhe emrat e vajzave të Tselihadit qenë: Mahlah, Noah, Hoglah, Milkah dhe Thirtsah.

34. Këto janë familjet e Manasit; ata që u regjistruan qenë pesëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.

35. Këta janë bijtë e Efraimit sipas familjeve të tyre; nga Shuthelahu, familja e shuthelahitëve; nga Bekeri, familja e bekeritëve; nga Tahani, familja e tahanitëve.

36. Këta janë bijtë e Shuthelahut: nga Efrani, familja e efranitëve.

37. Këto janë familjet e bijve të Efraimit në bazë të regjistrimit: gjithsej tridhjetë e dy mijë e pesëqind. Këta janë bijtë e Jozefit sipas familjeve të tyre.

38. Bijtë e Beniaminit sipas familjeve të tyre qenë: nga Bela, familja e belaitëve; nga Ashbeli, familja e ashbelitëve; nga Ahirami, familja e ahiramitëve;

39. nga Shufami, familja e shufamitëve; nga Hufami, familja e hufamitëve.

40. Bijtë e Belas qenë: Ardi dhe Naamani; nga Ardi rrjedh familja e arditëve; nga Naamani, familja e naamitëve.

41. Këta janë bijtë e Beniaminit sipas familjeve të tyre. Ata që u regjistruan ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind.

42. Këta janë bijtë e Danit sipas familjeve të tyre: nga Shuhami, familja e shuhamitëve. Këta janë bijtë e Danit sipas familjeve të tyre.

43. Shuma e familjeve të shuhamitëve në bazë të regjistrimit ishte gjashtëdhjetë e katër mijë e katërqind.

44. Bijtë e Asherit sipas familjeve të tyre qenë: nga Jimna, familja e jimnitëve; nga Jishvi, familja e jishvitëve; nga Beriahu, familja e beriahitëve.

45. Nga bijtë e Beriahut: nga Heberi, familja e heberitëve; nga Malkieli, familja e malkialitëve.

46. Bija e Asherit quhej Serah.

47. Këto janë familjet e bijve të Asherit në bazë të regjistrimit: pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.

48. Bijtë e Neftalit sipas familjeve të tyre qenë: nga Jahtseeli, familja e jahtseelitëve; nga Guni, familja e gunitëve;

49. nga Jetseri, familja e jetseritëve; nga Shilemi, familja e shilemitëve.

50. Këto janë familjet e Neftalit sipas familjeve të tyre. Ata që u regjistruan qenë dyzet e pesë mijë e katërqind.

51. Ata që u regjistruan nga bijtë e Izraelit qenë: gjashtëqind e një mijë e shtatëqind e tridhjetë veta.

52. Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

53. "Vendi do të ndahet midis tyre si trashëgimi, sipas numrit të personave.

54. Atyre që janë më të shumtë do t'u japësh në trashëgimi një pjesë më të madhe; atyre që janë në numër më të vogël do t'u japësh një pjesë më të vogël; secili do të marrë pjesën e tij në bazë të regjistrimit.

55. Por ndarja e vendit do të bëhet me short; ata do të marrin trashëgiminë e tyre në bazë të emrave të fiseve atërore.

56. Ndarja e trashëgimisë do të bëhet me short midis të gjitha fiseve të mëdha ose të vogla.

57. Dhe këta qenë ata që u regjistruan nga levitët, sipas familjeve të tyre: nga Gershoni, familja e gershonitëve; nga Kehathi, familja e kehathitëve; nga Merari, familja e meraritëve.

58. Këto janë familjet e Levit: familja e libnitëve, familja e hebronitëve, familja e mahlitëve, familja e mushitëve, familja e korahitëve. Dhe Kehathit i lindi Amrami.

59. Gruaja e Amramit quhej Jokebed; ishte bijë e Levit dhe i kishte lindur Levit në Egjipt; në Amram ajo lindi Aaronin, Moisiun dhe Miriamin, motrën e tyre.

60. Aaronit i lindën Nadabi dhe Abihuri, Eleazari dhe Ithamari.

61. Por Nadabi dhe Abihu vdiqën kur i paraqitën Zotit një zjarr të palejueshëm.

62. Ata që u regjistruan në radhët e tyre qenë njëzet e tre mijë veta; të gjithë ishin meshkuj me moshë një muajsh e lart. Ata nuk u regjistruan bashkë me bijtë e tjerë të Izraelit, sepse atyre nuk iu dha asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit.

63. Këta janë ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Eleazar, që regjistruan bijtë e Izraelit në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.

64. Midis tyre nuk kishte asnjë nga ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Aaron, kur ata regjistruan bijtë e Izaelit në shkretëtirën e Sinait,

65. sepse Zoti pat thënë për ata: "Ata do të vdesin, do të vdesin në shkretëtirë". Dhe prej tyre nuk mbeti as edhe një, me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufehut, dhe të Jozueut, birit të Nunit.