Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 6:22-30 Bibla Shqip (ALBB)

22. Prifti, njërit prej bijve të tij që është vajuar për t'i zënë vendin, do t'i bëjë këtë ofertë; sipas ligjit të përjetshëm, do të tymoset e tëra.

23. Çdo blatim i ushqimit të priftit do të tymoset i tëri; ai nuk do të hahet".

24. Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

25. "Folu Aaronit dhe bijve të tij dhe u thuaj atyre: Ky është ligji i flijimit për mëkatin. Në vendin ku theret holokausti, të theret flia për mëkatin përpara Zotit. Është gjë shumë e shenjtë.

26. Prifti që e ofron për mëkatin, do ta hajë; duhet të hahet në një vend të shenjtë, në oborrin e çadrës së mbledhjes.

27. Kushdo që prek mishin e saj bëhet i shenjtë; dhe në qoftë se pak nga gjaku i tij bie mbi një rrobë, ajo duhet të lahet në vend të shenjtë.

28. Por ena prej balte në të cilën është pjekur do të thyhet; dhe në rast se është pjekur në një enë prej bronzi, kjo do të fërkohet mirë dhe do të shpëlahet me ujë.

29. Çdo mashkull midis priftërinjve do të mund të hajë prej tij; është gjë shumë e shenjtë.

30. Por nuk do të hahet asnjë fli për mëkatin, gjaku i së cilës është çuar në çadrën e mbledhjes për të shlyer mëkatin në shenjtërore. Ajo do të digjet me zjarr".

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 6