Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Joeli 3:8-16 Bibla Shqip (ALBB)

8. Do t'i shes bijtë tuaj dhe bijat tuaja në duart e bijve të Judës, që do t'ua shesin sabenjve, një komb i largët, sepse Zoti ka folur".

9. Shpallni këtë midis kombeve: "Përgatitni luftën, zgjoni njerëzit trima, le të afrohen, le të dalin gjithë luftëtarët!

10. Farkëtoni shpata me ploret tuaj dhe ushta me drapërinjtë tuaj. I dobëti le të thotë: "Jam i Fortë!"".

11. Nxitoni dhe ejani, kombe rreth e rrotull, dhe mblidhuni! O Zot, bëj që të zbresin atje njerëzit e tu trima!

12. "Le të ngrihen dhe të dalin kombet në luginën e Jozafatit, sepse atje unë do të ulem për të gjykuar të gjitha kombet që janë përreth.

13. Merrni në dorë drapërinjtë, sepse të korrat janë gati. Ejani, zbrisni, sepse trokulla është plot, butet grafullojnë, sepse e madhe është ligësia e tyre".

14. Turma pas turmash në Luginën e vendimit. Sepse dita e Zotit është e afërt, në Luginën e vendimit".

15. Dielli dhe hëna po erren dhe yjet po humbin shkëlqimin e tyre.

16. Zoti do të vrumbullojë nga Sioni dhe do të bëjë që t'i dëgjohet zëri nga Jeruzalemi, aq sa qiejt dhe toka do të dridhen. Por Zoti do të jetë një strehë për popullin e tij dhe një fortesë për bijtë e Izraelit.

Lexoni kapitullin e plotë Joeli 3