Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Joeli 3:18-21 Bibla Shqip (ALBB)

18. Atë ditë do të ndodhë që malet të pikojnë musht, qumështi do të rrjedhë nga kodrat dhe uji do të rrjedhë në të gjitha rrëketë e Judës. Nga shtëpia e Zotit do të dalë një burim, që do të ujitë luginën e Shitimit.

19. "Egjipti do të bëhet shkreti dhe Edomi një shkretëtirë e mjeruar për shkak të dhunës kundër bijve të Judës, sepse kanë derdhur gjak të pafajshëm në vendin e tyre.

20. Por Juda do të mbetet përjetë, edhe Jeruzalemi brez pas brezi.

21. Do t'i pastroj nga gjaku i tyre i derdhur, nga i cili nuk i kisha pastruar, dhe Zoti do të banojë në Sion".

Lexoni kapitullin e plotë Joeli 3