Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 8:10-21 Bibla Shqip (ALBB)

10. A nuk do të mësojnë vallë ata dhe nuk do të flasin, duke nxjerrë fjalë nga zemra e tyre?

11. A mund të rritet papirusi jashtë moçalit dhe a mund të zhvillohet xunkthi pa ujë?

12. Ndërsa është ende i gjelbër, pa qenë prerë, ai thahet para çdo bari tjetër.

13. Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet.

14. Besimi i tij do të pritet dhe sigurimi i tij është si një pëlhurë merimange.

15. Ai mbështetet te shtëpia e tij, ajo nuk qëndron; kapet tek ajo, por ajo nuk mban.

16. Ai është krejt i gjelbër në diell dhe degët e tij zgjaten mbi kopshtin e tij;

17. dhe rrënjët e tij pleksen rreth një grumbulli gurësh dhe depërtojnë midis gurëve të shtëpisë.

18. Por në rast se shkëputet nga vendi i tij, ky e mohon, duke thënë: "Nuk të kam parë kurrë!".

19. Ja, ky është gëzimi i mënyrës së tij të të jetuarit, ndërsa të tjerët do të dalin nga pluhuri.

20. Ja, Perëndia nuk e flak njeriun e ndershëm, as i ndihmon keqbërësit.

21. Ai do t'i japë edhe më buzëqeshje gojës sate dhe këngë gëzimi buzëve të tua.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 8