kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31
  32. 32
  33. 33
  34. 34
  35. 35
  36. 36
  37. 37
  38. 38
  39. 39
  40. 40
  41. 41
  42. 42

Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:

2. "Deri kur do të flasësh në këtë mënyrë, dhe fjalët e gojës sate do të jenë si një erë e furishme?

3. A mundet Perëndia të shtrembërojë gjykimin dhe i Plotfuqishmi të përmbysë drejtësinë?

4. Në rast se bijtë e tu kanë mëkatuar kundër tij, ai i ka braktisur në prapësinë e tyre.

5. Por në rast se ti e kërkon Perëndinë dhe i lutesh fort të Plotfuqishmit,

6. në rast se je i pastër dhe i ndershëm, me siguri ai do të ngrihet në favorin tënd dhe do të rivendosë selinë e drejtësisë sate.

7. Ndonëse gjendja jote e kaluar ka qenë një gjë e vogël,

8. e ardhmja jote do të jetë e madhe. Pyet, pra, brezat që shkuan dhe shqyrto gjërat e zbuluara nga etërit e tyre;

9. ne në të vërtetë i përkasim së djeshmes dhe nuk dimë asgjë, sepse ditët tona mbi tokë janë si një hije.

10. A nuk do të mësojnë vallë ata dhe nuk do të flasin, duke nxjerrë fjalë nga zemra e tyre?

11. A mund të rritet papirusi jashtë moçalit dhe a mund të zhvillohet xunkthi pa ujë?

12. Ndërsa është ende i gjelbër, pa qenë prerë, ai thahet para çdo bari tjetër.

13. Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet.

14. Besimi i tij do të pritet dhe sigurimi i tij është si një pëlhurë merimange.

15. Ai mbështetet te shtëpia e tij, ajo nuk qëndron; kapet tek ajo, por ajo nuk mban.

16. Ai është krejt i gjelbër në diell dhe degët e tij zgjaten mbi kopshtin e tij;

17. dhe rrënjët e tij pleksen rreth një grumbulli gurësh dhe depërtojnë midis gurëve të shtëpisë.

18. Por në rast se shkëputet nga vendi i tij, ky e mohon, duke thënë: "Nuk të kam parë kurrë!".

19. Ja, ky është gëzimi i mënyrës së tij të të jetuarit, ndërsa të tjerët do të dalin nga pluhuri.

20. Ja, Perëndia nuk e flak njeriun e ndershëm, as i ndihmon keqbërësit.

21. Ai do t'i japë edhe më buzëqeshje gojës sate dhe këngë gëzimi buzëve të tua.

22. Ata që të urrejnë do të mbulohen me turp dhe çadra e të paudhëve do të zhduket".